Parlamenti Evropian, ka reaguar ndaj paralajmërimit të Donald Trump për të vendosur tarifa prej 25% mbi makinat që importohen nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si një hap “të papranueshëm”.
Kryetari i Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Bernd Lange, deklaroi se Uashingtoni po shfaqet si një partner “i pabesueshëm” në marrëdhëniet tregtare transatlantike.
Të lidhura
None found
“Parlamenti Evropian vazhdon të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Skoci dhe po punon për finalizimin e legjislacionit përkatës. Ndërkohë, pala amerikane vijon të mos i përmbushë angazhimet e saj”, theksoi Lange në një reagim në rrjetin social X.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ruajë “qartësinë dhe vendosmërinë” përballë këtyre zhvillimeve, ndërsa kritikoi ashpër politikën tregtare të SHBA-së.
