Devoll/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset në aksin Korçë-Bilisht, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në juglindje të vendit, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj në Devoll, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 1.05.2026 17:12