Gjyqi në themel për ish-presidentin Meta, deputetët e PL dhe PD mbërrijnë në GJKKO për të ndjekur seancën

Ditën e sotme, do të mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerët. Raportohet se seanca nis në orën 11:00.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme, për të ndjekur seancën.

Të lidhura

None found

Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

 

 

Deputetët e PD dhe të PL-së, kanë mbërritur në GJKKO për të ndjekur seancën.


Shtuar 27.04.2026 11:01