Erion Braçe inspekton njësitë e Tiranës: IMT ka prishur një objekt dhe ka lënë mbetjet, kjo nuk është lirim i hapësirave publike, por u bëhet nder minjve

Në një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen mjedisore në zonën pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për banorët.

Braçe shprehet se në anën veriore të godinës së fakultetit, është krijuar një grumbull i madh mbetjesh, pas prishjes së një objekti nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Të lidhura

None found

Sipas tij, ndërhyrja ka mbetur e papërfunduar, duke lënë pas inerte dhe mbeturina në mes të zonës së banuar.

“Plehrishtja këtu ju përkeqëson jetën banoreve dhe u bën nder minjve qe i nxora vete nga video se me erdhi turp edhe me shume! Ky nuk është lirim hapësire publike, është zënie e hapësirës publike me plehrishte”, shkruan Braçe.

 

Postimi i Braçes:

TIRANA/5✋sa

NE #TERRITOR, SI #DEPUTET I 5✋ses-SI CDO DITE

KJO ESHTE ANA VERIORE E FAKULTETIT JURIDIK,

MU NE MURR-PLEHRISHTJA E SHOQERON!

IMT ka prishur nje objekt ketu dhe ka lene mbetjet;

Nje jave me pare u pastrua nje pjese se rruga ishte e zene me mbetje; mbaroi nafta, u mbush makina e nuk bente dot rruge tjeter apo kaq donin te hiqnin, nuk di te them.

Por qe kjo gjendje eshte turp ua them qe cke me te;

Shihni, jemi mes lagjes, ne murr te fakultetit, mes pallateve luks, pallateve te vjetra qe lengojne dhe prane depozitave te tyre te ujit;

Plehrishtja këtu ju përkeqëson jetën banoreve dhe u bën nder minjve qe i nxora vete nga video se me erdhi turp edhe me shume!

Ky nuk është lirim hapësire publike, është zënie e hapësirës publike me plehrishte!


Shtuar 27.04.2026 11:06