Vëllai i së ndjerës Migena Salihi, e cila humbi jetën pasi i dha jete dy binjakeve ka postuar një mesazh prekës për motrën e tij.
Samir Salihi, mes dhimbjes së madhe për humbjen ka zgjedhur të falënderojë publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në momentet më të vështira.
Të lidhura
None found
Ai falenderoi çdo person që dhuroi gjak, që u interesua, u lut dhe i qëndroi pranë familjes në ditë të vështira. Salihi theksoi se zemra e tij është e mbushur me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë.
“Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë. Para tanave, du me falënderu nga zemra çdo njeri që dhuroi gjak për motrën teme, çdo person që u interesu, që pyti, që u lut dhe që na ndejti afër në kto momente kaq të vështira. Mirësia dhe solidariteti juj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.
Nji falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor të Reanimacionit të Spitalit Rajonal në Shkodër, që bani gjithçka ishte e mujtun për me e mbajtë në jetë. Përkushtimi dhe përpjekjet tuja na jepshin shpresë në ato momente të errta.
Fatkeqësisht, motra jeme nuk ia doli… Si vllai i saj, nji pjesë e shpirtit tem asht fik bashkë me të. Do t’më mungosh sa te kem frymë, jeta e apit. Faleminders të tanve për mbështetjen”, shkruan ai.
Humbja e Migenës ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe shumë qytetarë që u solidarizuan me thirrjet për ndihmë në ditët e fundit të cilat pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk ia doli të mbijetojë.
