Sot seancë plenare në Kuvend/ Interpelanca me 4 ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një rend dite të ngarkuar që përfshin interpelanca, pyetje-përgjigje dhe shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme.

Seanca do të hapet me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të datave 9 dhe 16 prill, si dhe me njoftime të ndryshme procedurale.

Të lidhura

None found

Një pjesë e rëndësishme e rendit të ditës janë interpelancat e planifikuara me anëtarë të qeverisë. Interpelanca urgjente do të zhvillohen me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, të kërkuara nga deputetë të opozitës.

Në vijim, ministri i Financave, Petrit Malaj, do të jetë pjesë e një seance pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.
Seanca plenare do të shqyrtojë gjithashtu disa projektligje të rëndësishme.

Rendi i Ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.4.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.

6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.

7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.

9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.

12. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

13. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.

14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

15. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


Shtuar 23.04.2026 08:19