Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat”, ku raportohet për një sjellje të papranueshme nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor në Elbasan.
Sipas qytetarit denoncues, ngjarja ka ndodhur në “Maarif Elbasan Campus”, ku drejtori Fatih Konuksever, siç pretendohet edhe në pamjet filmike, u merr ushqimin nga duart nxënësve dhe e hedh në mënyrë të papërshtatshme.
Të lidhura
None found
Por jo vetëm kaq, në denoncim thuhet se drejtori shfaq edhe sjellje agresive ndaj fëmijëve, duke i shtyrë fizikisht, veprime që konsiderohen të rënda dhe të papranueshme në një ambient arsimor.

Fatih Konuksever
“Kjo sjellje agresive dhe mungesë respekti ndaj fëmijëve është e patolerueshme dhe kërkon vëmendje urgjente”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi, ku kërkohet gjithashtu verifikimi dhe trajtimi sa më i shpejtë i rastit.
Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe trajtimin e nxënësve në shkolla, ndërsa pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme.
Mesazhi i denoncuesit:
“Përshëndetje “Piranjat”, Dua të denoncoj një rast shumë shqetësues që ka ndodhur në Maarif Elbasan Campus. Drejtori, Fatih Konuksever, siç shihet edhe në video, ka marrë bukën e fëmijëve dhe e ka hedhur ne menyre te papranueshme. Gjithashtu, ai i shtyn fëmijët, çka përbën dhunë fizike dhe është krejtësisht e papranueshme.
Kjo sjellje agresive dhe mungesë respekti ndaj fëmijëve është e patolerueshme dhe kërkon vëmendje urgjente. Ju lutem ta verifikoni dhe ta trajtoni këtë rast sa më shpejt. Faleminderit!”. /Piranjat
