Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, kanë publikuar një video të re nga operacioni për ndalimin dhe më pas marrjen nën kontroll të anijes tregtare me flamur iranian “TOUSKA”, e cila tentoi të thyejë bllokadën detare amerikane.
Sipas përshkrimit të bërë publik nga Komanda Qendrore e forcave të armatosura amerikane (CENTCOM), operacioni u zhvillua me ndërhyrjen e njësive të marinës.
Të lidhura
None found
“Marinsat amerikanë u ulën me helikopter nga anija amfibe sulmuese USS Tripoli (LHA 7) dhe përshkuan Detin Arab për t’u ngjitur dhe për të marrë nën kontroll anijen M/V Touska”, thuhet në njoftim.
Më tej, sqarohet se ndërhyrja ndodhi më 19 prill, pasi anija nuk iu bind urdhrave të përsëritura të forcave amerikane.
“Marinsat realizuan zbritjen me litar në anijen me flamur iranian, pasi destrojeri USS Spruance (DDG 111) çaktivizoi sistemin e saj të lëvizjes, kur anija tregtare nuk iu përgjigj paralajmërimeve për një periudhë prej gjashtë orësh”, bëhet e ditur në deklaratë.
Pamjet e publikuara tregojnë momentet e operacionit, duke përfshirë afrimin e helikopterëve dhe ndërhyrjen e forcave speciale në bord të anijes.
U.S. Marines depart amphibious assault ship USS Tripoli (LHA 7) by helicopter and transit over the Arabian Sea to board and seize M/V Touska. The Marines rappelled onto the Iranian-flagged vessel, April 19, after guided-missile destroyer USS Spruance (DDG 111) disabled Touska’s… pic.twitter.com/mFxI5RzYCS
— U.S. Central Command (@CENTCOM) April 20, 2026
