Macron: Vritet një ushtar francez në Liban! Hezbollah përgjegjës për sulmin

Një ushtar francez, i cili ishte pjesë e Forcave Ndërkombëtare të stacionuara në Libanin jugor është vrarë. Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, duke shtuar se provat sugjerojnë që grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ishte përgjegjës për sulmin.

“Tre ushtarë të tjerë u plagosën dhe janë evakuuar”, tha Macron në një postim në X, duke i kërkuar qeverisë libaneze të veprojë kundër autorëve të dyshuar.

Qeveria libaneze ka dënuar sulmin e sotëm ndaj batalionit francez. Kryeministri libanez, Nawaf Salam, tha se paqeruajtësit francezë të OKB-së u sulmuan në Liban, ndërsa bëri thirrje për një hetim urgjent për incidentin.

Ushtarët ishin pjesë e Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL), një mision paqeruajtës në jug të vendit.


Shtuar 18.04.2026 20:24

Tags: ,