Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosova, ka njoftuar se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Përmes një reagimi publik, ata kanë dënuar këto kërcënime ndaj Kryeziut, duke i cilësuar ato si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Në reagimin e publikuar të premten, më 17.04.2026, thuhet se kërcënimet kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”,- thuhet në njoftim.


Shtuar 18.04.2026 09:00