Aksident i rëndë në Lezhë! Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Balldren-Torovicë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 15.04.2026 21:28