E rëndë në Greqi/ Tre të rinjë mes tyre edhe një shqiptar drogojnë një 19-vjeçare dhe e braktisin në rrugë! E reja humb jetën si rezultat i mbidozës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në ishullin Kefaloni të Greqisë, në zonën e Argostolit. E reja e identifikuar si Myrto dhe ka humbur jetën për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike. Ajo gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit në qendër të Argostolit dhe ndonëse u transportua me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetojë.

Mediat greke shkruajnë se 19-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor. Megjithatë, shkaku mbetet i panjohur, gjë që do të tregohet nga testet toksikologjike. Bazuar në hetimet e kryera deri më tani vajza kishte shkuar rreth mesnatës në shoqërinë e një 23-vjeçari, në dhomën e një hoteli.

Të lidhura

None found

Më vonë janë bashkuar edhe dy të rinj të tjerë, një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptar. Dyshohet se ato kanë konsumuar sasi të larta të lëndëve narkotike, gje e cila ka çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të vajzës. Autoritetet greke dyshojnë se tre të rinj, mes tyre një shqiptar kanë droguar19-vjeçaren, duke i shkaktuar mbidozë.

Ata janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje të paqëllimshme. Nga pamjet e siguruara nga kamerat në zonë, shihen qartë të rinjtë duke dalë nga hoteli, ndërsa vajza shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas kësaj ata kanë braktisur viktimën dhe kanë lajmëruar shoqen e saj. Në mënyrë që të fshihnin prpvat, ata kanë shkuar në dhomën e hotelit dhe kanë pastruar dhomën dhe kanë fshur telefonin e viktimës.


Shtuar 15.04.2026 21:45

Tags: ,