“Fshati dhe fermerët do jenë përparësia jonë”, Berisha: Ne investuam 3 miliardë në Shqipërinë rurale

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se PD gjatë kohës kur ishte në pushtet ka investuar 3 miliardë lekë në Shqipërinë rurale. Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha u shpreh se fshati dhe fermerët do jenë përparësia e opozitës.

Kryedemokrati tha se toka në Shqipëri është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar dhe është e cilësisë shumë të lartë.

Të lidhura

None found

Toka në Shqipëri është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar, është e cilësisë shumë të lartë. Është tokë me diell dhe ujë sa askund tjetër dhe ju jeni të aftë, nuk ka fermerë më të aftë se ju, por të lënë në mëshirë, të lënë pa kurrfarë mëbshtetje, është qënrim armiqësor ndaj jush.

As pushtuesi nuk do sillej dot ndryshe përveçse kështu. 52 milionë ka caktuar gjithsej. Është 0.2 përqind e asaj që jep prodhimi bujqësor. Përsëri bujqësia është sektori më punësues. Hapi kufijtë për Ballkanin e Hapur.

Çfarë është Ballkani i Hapur? Është mini-Jugosllavia në rrafshin ekonomik, në të cilin sigurisht Serbia me prodhimet e saj dominon sepse ka subvencione 8 herë më të mëdha se Shqipëria. Dhe subvencionet atje janë dhjetëravjeçare. Edhe sot në Kosovë, kanë sistemet e vaditjes më modernet, të ndërtuara që më përpara. Kanë organizimin dhe përpunimin, etj.

Ndaj dhe taksa, asimetri e plotë me TVSH-në, e cila u godet ju dhe mbështet importet. Dhe e gjithë alternativa, mashtrim. Jo, në Europë nuk subvencionojnë më naftën. Jo, sill faturën e TVSH. Jo, nafta nuk jepet. Nafta jepet për sipërfaqe të punuar kudo. E merr në pompë faturën dhe shko e merr restin siç është ligji. Vjen miliarderi, jo një, por me dhjetëra e dhjetëra, jahtet në Durrës dhe Sarandë, e ftojnë atë për një drekë a për një darkë dhe merrin gjer në 1 milion litra naftë me 600 lekë.

Dhe thoshte, atyre u jepet se përfiton ekonomia. Çfarë përfiton ekonomia? Ekonomia humbet aty. Çfarë përfitimi paska se ardhka ai dhe të shtron një darkë ty? Çfarë investimesh kanë ardhur gjatë këtyre 14 viteve? Absolutisht asnjë investim serioz. Kanë ikur kompani ndër më të mëdhatë.

Këtu ka qenë SHELL, investoi 1 miliard. Por SHELL ka ardhur që në vitin 2009. TAP mbaroi, 800 milionë, por ishte i kontraktuar para se të vinte ky në pushtet. Devolli, para se të vinte ky në pushtet. Të thotë një kompani që ka ardhur. Asnjë Kompani të mëdha, e kam fjalën.

A e dëgjuat dje? Doja, tha ajo vajza, të sillja një investitor të madh, por kur mora vesh që e kishin marrë peng atë në AKSHI, thashë nuk kemi punë ne këtu. Pra, situatë shumë e vështirë. Situatë që kërkon përgjigje. U garantoj se ne kemi një program dhe kemi një program në të cilin ju do jeni përparësi. Por, shkurtimisht dy gjëra do u kujtoj.

Në ato vite të qeverisjes, 3 miliardë euro ne i kemi investuar në Shqipërinë rurale. Shqipëria rurale në vitin 2005, për sa i përket rrjetit rrugor, 95 përqind ishin rrugë të trashëguar në shekuj. Dikur qerresh, dhe më vonë të shndërruara në rrugë balte makinash.

Ne bëmë gjithçka dhe do bëjmë gjithçka me një parim, që në çdo fshat, infrastruktura të jetë ajo e lagjes së qytetit. Siç ka lagjja e qytetit rrugët, rrugicat, ujësjellësin,, kanalizimet, shkollën, qendrën shëndetësore, duhet ta ketë edhe fermeri, duhet ta ketë fshati. Dhe ne punuam shumë seriozisht. Nuk e përfunduam projektin dot, por ai projekt është i domosdoshëm.


Shtuar 15.04.2026 19:35