Nga dëmshpërblimet për luftën, te Ngushtica e Hormuzit, zbulohen 4 kushtet që Irani kërkon nga SHBA për armëpushimin

Irani u ka paraqitur propozimet e tij kryesore dhe “vijat e kuqe” ndërmjetësve në Pakistan, raportoi televizioni shtetëror iranian, ndërsa kontaktet diplomatike vazhdojnë për të hapur bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

Njëdelegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe një delegacion iranian i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf u takuan veçmas me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif në Islamabad.

Të lidhura

None found

Ende nuk është konfirmuar nëse do të zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Sipas mediave të huaja, kushtet kryesore të vendosura nga Teherani përfshijnë çështje që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira iraniane, si dhe arritjen e një armëpushimi më të gjerë në rajon.

Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani tha se vendi duket i hapur për dialog, por theksoi se procesi po kryhet me kujdes të shtuar, për shkak të mungesës së thellë të besimit midis dy palëve


Shtuar 11.04.2026 16:09