Erisa Xhixho i drejtohet Mirela Kumbaros: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, sot duhet t’i ktheni

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi në Kuvend sqarime nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 26 qershor 2024, që sipas saj ka sjellë trajtim të pabarabartë financiar për mësuesit.

Xhixho deklaroi se nga pagat e mësuesve janë mbajtur shuma për një periudhë 1 vit e gjysmë dhe se këto nuk janë rimbursuar, duke e lidhur këtë me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Të lidhura

None found

“Janë prej 11172 punonjës mësimorë. Vendimi i qeverisë datë 26 qershor 2024 i hoqi padrejtësisht mësuesve nga 20-60 mijë lekë të vjetra në mua, duke ua mbajtur nga paga për 1 vit e gjysmë jo vetëm që nuk rritën pagat, po u ka marrë në mënyrë flagrante deri në 1 mln. Jo vetëm që nuk u kërkuar ndjesë, por edhe projektligji që u synua të korrigjonte këtë padrejtësi, ishte gjysmak. Sot mësuesit përballen dhe me njëherë krizë ekonomike, çmimet janë rritur me 50%. Është rritur dhe çmimi i naftës, po flasim për gjëra mbijetese. A keni ndërmend t’i ktheni mësuesve paratë që u keni marrë për turpin tuaj? Sot duhet t’i ktheni 1 mln të vjetra çdo mësuesi”, tha Xhixho.

Ministrja Kumbaro u përgjigj duke iu referuar ndryshimeve ligjore të miratuara në mars, që sipas saj kanë adresuar këtë problematikë dhe kanë vendosur trajtim të barabartë për një kategori të caktuar punonjësish.

Nga kjo sallë jam përgjigjur pyetjeve që ishin pjesë kësaj sekuence parlamentare. Si ministre dhe ne si mazhorancë, nuk i jemi përgjigjur çështjeve me retorikë, por me vendime konkrete. Këto janë zgjidhur që në fillim të muajit mars kur miratuam ndryshimet në ligjin për armimin parauniversitar. Ndryshimet lidheshin me trajtimin financiar për në kategori mësuesish. Bëhet fjalë për ato që janë punësuar përpara datës 1 mars 2017 me kohë të plotë dhe pa afat, që për shkak të kohëzgjatjes së prog studimit nuk ekuivalentoheshin me 8 semestra sipas kuadrit ligjor në fuqi. Vetë organizimi ka qenë i ndryshëm. Dua të them se përmes ndryshimit ligjor, janë 6761 punonjës arsimor që përfitojnë sot trajtim të barabartë duke i dhënë fund një hendeku të padrejtë. Jo vetëm që rritëm pagat, por më pas morëm dhe përgjegjësinë që kjo rritje nxori në pah. Nuk u bë më herët se zgjidhet nuk bëhen me deklarata, por me procese ligjore të qëndrueshme”, tha Kumbaro.

Në replikë, Xhixho ngriti edhe çështjen e vlefshmërisë së diplomave për mësuesit e diplomuar para vitit 2011, duke e lidhur këtë me kërkesat për licencim dhe kosto shtesë.

“Vini këtu e thoni sikur keni bërë heroizëm. Jen ministrja e nuk mban përgjegjësi se urdhrat i jep Edi Rama. Mësuesit po përballen me një tjetër problem, çfarë ndodh me mësuesit sot, pas 15 vitesh në sistem, sot qeveria u thotë që të diplomuar para 2011, duhet të pajisen me licencë. U mohohet përvoja 15 vjeçare, e u rriten dhe kostot. Vetëm regjistrimi për këtë provim 100 mijë lekë të vjetra. Për të marrë kartonin do paguajnë dhe 200 mijë lekë. U kërkohet dhe master me qëllim mbushjen e universiteteve që po zbrazen. Nëse sipas jush janë të paaftë, a nuk jeni ju në shkelje të ligjit që i keni mbajtur? Në vend që të gjeni zgjidhje, krijoni artifice për tua vështirësuar jetën. Në vend që të rrisni pagat, nuk bëni gjë tjetër veçse rrisni kostot e tyre”, tha Xhixho.


Shtuar 9.04.2026 14:21