Arrestohet 25-vjeçari Tiranë, po shkonte të shiste armën, në kërkim bashkëpunëtori

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar një armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Dark Trade”, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, ku shtetasi E. H., banues në Kurbin, u ndalua teksa lëvizte me automjet.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjet armën e zjarrit me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e mëtejshme është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. C., 19-vjeç, banues në fshatin Pezë, i cili është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Dark Trade”.
Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.

Arrestohet një 25-vjeçar që lëvizte me automjet, në aksin “Pezë Helmës – Ndroq”, për të shitur 1 armë zjarri (kallashnikov).

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, të kryera nga Policia e Tiranës, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet evidentimit të shpejtë dhe goditjes së tentativave për të shitur armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Dark Trade”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25-vjeç, banues në Kurbin.

Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap.

Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19-vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 9.04.2026 13:58

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş