Rama të merret për ndjekje penale/ Berisha tregon prapaskenat e dosjes “Partizani”: Pasi mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte pronar, nuk e zbardhi lejen e ndërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama, duhet të merret i pandehur për dosjen “Partizani”. Berisha pretendon se një pjesë e konsiderueshme e territorit të klubit, është shndërruar në zonë urbane ndërtimi pa miratimin e pronarëve, duke përfituar sipas tij vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Pasi doli nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha tha për gazetarët se “Rama nuk zbardhi vendimin e gjykatës kur mori vesh që një nga pronaret ishte Jamabër Malltezi”.

Të lidhura

None found

“Sa për dijeni Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim që të merret në ndjekje penale, jo dëshmitar. Pse? Sepse Rama një pjesë të mirë të territorit të klubit Partizani e kishte shndërruar në zonë urbane ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve, përveçse të peshkaqenit Olsi Rama, i cili kishte vendosur të bëhej milioner në tokë të tjetrit. Është thirrur të pyetet Edi Rama. Por cfarë ndodh prapa? Prapa dhe lejet e ndërtimit, më vonë ky e merr vesh që njeri nga pronarët është edhe Jamabër Malltezi”, deklaroi Berisha.

Po ashtu, ai tha se Edi Rama u gjobit me 320 mijë euro pasi nuk zbatoi vendimin e gjykatës për të zbardhur vendimin, para të cilat, sipas liderit demokrat, Rama i pagoi nga bashkia dhe jo nga xhepi i tij.

“Pavarësisht se ishte dhënë leja, këshilli i territorit kishte votuar, por ky nuk e zbardh lejen. Gjykata e urdhëron ta zbardhë lejen e ndërtimit. Pas vendimit të gjykatës pronarët fillojnë zhvillimin e zonës. Rama dërgon instpektoriatin e tij. Gjykata e dënon Edi Rama me 320 mijë euro dhe ky i paguan nga xhepi i bashkisë për dëmin që i kishte shkaktuar. Pra Rama duhet të ndiqet penalisht për këto”, tha Berisha.


Shtuar 6.04.2026 10:53

Tags: ,