Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit. Babë e bir kanë shkuar në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, duke u përballur me autorin, i cili në ato momente ishte në makinë me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.
Të lidhura
None found
Fillimisht debati ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Situata u tensionua edhe më shumë kur dy shokë të autorit u përfshinë në konflikt. Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, Ismail Aliaj humbi jetën në vend.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autorët e mundshëm janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë penale të ngjarjes.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar ngjarjen dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
