Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm, duke e cilësuar atë si një tregues të vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë.

“Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore. Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë”, shprehet Presidenti.

Të lidhura

None found

Kreu i shtetit, nënvizoi se duhet një angazhim i përbashkët për të garantuar që personat me autizëm të jetojnë me dinjitet dhe me mundësi të barabarta, duke u mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre.


Shtuar 2.04.2026 10:43