Shqipëria e kërcënuar nga Irani/ Deklarata e ambasadës së SHBA shkakton debat në Parlament, Mediu: Shqipëria ka konflikt të hapur, të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”, ka shkaktuar debate në Parlament.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi që të thirret nga Presidenti në mënyrë urgjentë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Të lidhura

None found

Ai tha se ka disa arsye që ky këshill duhet të mblidhet, pasi Shqipëria ka konflikt të hapur me Iranin.

“Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin që në kohën kur ka pranuan rezistencën iraniane. Shqipëria ka larguar shërbimin diplomatik me Iranin. Para një jave është miratuar një rezolutë që shpalli gardën revolucionare si organizate terroriste”, tha Mediu, duke theksuar se duhet një analizë.

Sipas tij, deklarata e ambasadës amerikane vjen nga shërbimet inteligjente.


Shtuar 2.04.2026 10:29