E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë baahkëshortja e Mirit, Rabea, e cila ka folur rreth marrëdhënies së saj dhe banorit të “BBVA”, duke sqaruar plotësisht çdo aludim të ngritur në rrjete sociale.
Unë dhe Miri as nuk jemi ndarë, as nuk kemi një marrëdhënie të çuditshme. Kanë thënë shpesh që : “ata janë vetëm për letra”, Miri nuk ka fare letra gjermane.
Të lidhura
None found
Ai ka patur mundësi por nuk ka dashur sepse e do shumë atdheun. Ne nuk është që e kemi këtë jetën sepse nuk e duam njëri-tjetrin, por sepse kështu është më e mira për punën tonë. Miri ka një karrierë e cila nuk vazhdon nëse ai nuk është këtu prezent. Nuk do jetë gjithmonë kështu por për momentin…
Kam lexuar sikur vajza ime ka thënë një fjalë fyese për Selin, më duhet të sqaroj që familja jonë është me edukatë dhe nuk e ulim nivelin të shajmë të tjerët nëpër rrjete sociale, veçanërisht goca që s’ja di kuptimin asaj fjale, s’ka shans!
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe shumë të përbashkëta për vajzën dhe Mirin dhe pse kudo nëpër rrjet takimi babë e bijë u quajt shumë i ftohtë:
E kam lexuar shpesh: Sa e ftohtë ishte ajo. Por dua të them që ajo është vetëm 13 vjeçe dhe nuk ka qenë asnjëherë në televizion. Ishte një moment aq i fortë dhe emocionues për gocën, ishte vetëm atje brenda. Ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, janë të papam të dy, ata psh të dy vdesin të shkojnë të bëjnë shopping. Prandaj e kemi bërë dhe skenën me “SuperMarion” tek takimi sepse ata bashkë luajnë Nintendo. Një ditë e çova televizorin te BBV dhe Miri ishte në gjumë akoma, shkova tek dhoma e gjumit dhe pashë edhe vajza po flinte po në të njëjtin pozicion, është goca babit ajo.
