Ylli i futbollit Lionel Mesi, në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, ka shpërthyer në lot, ndërsa u rreshtua me shokët e tij të ekipit për herë të fundit në tokën argjentinase.
Në një video që po bën xhiron në rrjetet sociale, sulmuesi shihet duke fshirë sytë, duke lënë të kuptohet se kjo është hera e fundit që ai do të luajë para tifozëve të tij në shtëpi.
Të lidhura
None found
Argjentina e Mesit u përball me Zambian në La Bombonera në Buenos Aires në një miqësore, me ish-yllin e Barcelonës që shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.
Mesi, i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Lionel Skaloni pas fitores së zbehtë të Argjentinës ndaj Mauritanisë të premten e kaluar, pati një ndikim të menjëhershëm në miqësoren e mbrëmshme të cilën e fituan me shifrat e thella 5-0.
Në Botëror, Argjentina do të luajë në Grupin J ku do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Mesi do të luajë në Kupën e Botës së tij të 6-të ndërsa synon trofeun për herë të dytë radhazi.
🚨💣 Deeply emotional scenes unfolding in Argentina 🇦🇷🥹
Lionel Messi is currently playing what is expected to be his LAST match with the national team on Argentine soil.
The final chapter at home for the greatest of all time before the 2026 World Cup. This one really hurts.… pic.twitter.com/yW8WaYYxyi
— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) April 1, 2026
