Nis “Ferma VIP 3”, fituesi do të marrë çmimin e majmë

Premiera e parë e “Ferma VIP 3” po mbahet mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, teksa pritet të zbulohen edhe konkurrentët e këtij viti.

Nën moderimin e Arbana Osmanit dhe në regji të Eduart Grishajt, duket se çdo gjë është përgatitur në detaje.

Të lidhura

None found

Po ashtu ky edicion vjen edhe me një treshe opinionistësh të njohur për publikun shqiptar si Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani.

Organizatorët kanë bërë publike se fituesi do të marrë një çmim të majmë prej 200.000 eurosh. Një shifër dyfish më e lartë sesa ajo që fitojnë banorët e “Big Brother VIP 5”, e cila është 100 mijë euro.


Shtuar 27.03.2026 21:42