Një 38-vjeçar u arrestua në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gold”. Ky shtetas dyshohet se më 25 mars ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”.
Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.
Të lidhura
None found
38-vjeçari ishte i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.
