Ndeshja Poloni- Shqipëri/ Starton dueli historik, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri ka startuar. Kombëtarja e Shqipërisë nis takimin me historinë dhe kërkon ta rishkruajë atë në Varshavë, në ndeshjen e parë në “play off” e “Botërorit 2026”.

Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.

Të lidhura

None found

Sylvinho ka vendosur që sonte porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami.


Shtuar 26.03.2026 21:00