Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ishte pjesë e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, ku nuk i kurseu batutat me investitorët e huaj, të cilët ishin pjesë e këtij eventi.
Ai i ftoi ata që të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar.
Të lidhura
None found
“Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama.
Rama gjithashtu, falenderoi edhe investitorët gjermanë duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri, rrjeti gjerman i supermarketeve LIDL.
“Njerëzit e LIDL që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë dhe ashtu siç më thotë dikush, kur vijnë gjermanët, vërtet je në një nivel tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë.
