Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të vështirë.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kurvelesh, Urgjenca dhe zjarrfikësit.
Ata nxorën drejtuesin e mjetit dhe e transportuan në spital.
Sipas burimeve, drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.



