Aktori dhe moderatori, Florian Agalliu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili po interpretohet si një sinjal për një ndarje nga bashkëshortja e tij.
Në një foto të publikuar në InstaStory, Agalliu shfaqet i vetëm, i veshur me një xhaketë me kapuç dhe syze dielli, teksa qëndron në një ambient të jashtëm, në një ballkon me pamje nga një kompleks banimi. Në krah mban një çantë shpine, ndërsa pranë tij duket edhe një çadër, duke krijuar një atmosferë paksa të ftohtë dhe reflektuese.
Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është mbishkrimi që ai ka vendosur mbi foto:
“Filloi faza e ‘shtëpisë me vete’”. Një frazë që për shumë ndjekës lë të kuptohet se moderatori mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën e tij, larg jetës familjare që kishte ndërtuar ndër vite.

Agalliu është baba i një vajze, tashmë në moshë adoleshente. Pikërisht për këtë arsye, ky postim ka ngritur dyshime për një ndarje.
Deri më tani, vetë Agalliu nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar apo sqarim lidhur me situatën, duke lënë gjithçka në kuadër të interpretimit. Megjithatë, nëse hedhim një vështrim në rrjetin social të Florit, vërehet se ai ndan vetëm foto me vajzën e jo më me partneren, çka shton dyshimet se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.
