Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sulme me dronë, duke përfshirë mbi 200 dronë nga secila palë.
Këto sulmë erdhën pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida që trajtuan edhe shkëmbimet e mundshme të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Forcat ruse të mbrojtjes ajrore njoftuan se kanë kapur dhe shkatërruar 249 dronë ukrainas gjatë natës, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha me dronë ukrainas të regjistruara, ndërsa Ukraina intensifikon sulmet e saj ndaj objekteve energjetike ruse.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës u shprehën se forcat ruse lëshuan 251 dronë sulmues gjatë së njëjtës periudhë.
Ndërsa në Ukrainëm dronët rusë shënjestruan zonat e banimit dhe infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Odesës në Detin e Zi, sipas guvernatorit rajonal.
Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur katër persona në Kryviy Rih, një qytet i madh industrial në Ukrainën qendrore.
