Një episod i ri i serialit Love Story: John F. Kennedy Jr. & Carolyn Bessette rikthen në vëmendje reagimin e çiftit John F. Kennedy Jr. dhe Carolyn Bessette pas vdekjes së Princess Diana në vitin 1997.
Ngjarja tragjike e 31 gushtit në Paris tronditi mbarë botën dhe pati ndikim edhe te çifti Kennedy-Bessette. Sipas serialit, Carolyn mëson lajmin fillimisht nga motra e saj dhe më pas ndjek zhvillimet në televizor, ndërsa ende nuk ishte konfirmuar vdekja e Dianës.
Në episod, ajo shfaqet e tronditur dhe e prekur nga mënyra se si mediat e trajtuan princeshën, ndërsa John reagon ndryshe, duke u larguar nga situata dhe duke shmangur ndjekjen e lajmeve.
Historia rikujton edhe një lidhje të largët mes tyre. Diana dhe Carolyn kishin qenë të pranishme në funeralin e Gianni Versace në Milano në korrik të vitit 1997, mes mijëra të ftuarve. Nuk dihet nëse ato janë takuar personalisht.
Po ashtu, Diana kishte njohur më herët John F. Kennedy Jr. gjatë një takimi në Nju Jork në vitin 1995, kur ai i kishte kërkuar të pozonte për revistën e tij “George”. Më vonë, ajo i kishte dërguar një letër falënderimi, ku shprehte dëshirën që ai dhe Carolyn të kishin më shumë privatësi nga mediat.
Këto detaje hedhin dritë mbi një lidhje të heshtur mes figurave të njohura të kohës, në një periudhë që u shënua nga tragjedi që tronditën opinionin publik në mbarë botën.
