Protesta e opozitës pa fjalime/ 1500 efektivë policie të angazhuar, çfarë pritet të ndodh

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Tubimi pritet edhe këtë herë të jetë pa fjalime. Fillimisht deputetët dhe mbështetësit e opozitës do të mblidhen përpara Kryeministrisë, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Mësohet se rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me atë të zbatuar në protestat e kaluara.


Shtuar 22.03.2026 17:11

Tags: ,