Ministrat e Jashtëm të G7-ës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës ka dënuar sulmet e Iranit në rajon.
Në këtë deklaratë thuhet: “Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e regjimit iranian kundër civilëve dhe infrastrukturës energjetike”. Përmes këtij dokumenti, pas shumë mosmarrëveshjesh, shënohet uniteti i rëpërtërirë politik i Perëndimit.
“Sulmet e pajustifikueshme të regjimit iranian kundër shteteve të Gjirit kërcënojnë sigurinë rajonale dhe globale. Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha sulmeve nga regjimi iranian. Ne riafirmojmë rëndësinë e ruajtjes së korridoreve detare dhe sigurisë së lundrimit, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe të gjitha rrugët ujore kritike që lidhen me të, si dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit dhe stabilitetin e tregjeve të energjisë”, thuhej më tej në deklaratë.
Më tej ministrat janë shprehur se janë të gatshëm që “të marrin masat e nevojshme për të mbështetur furnizimet globale me energji, siç është lirimi i rezervave të vendosura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë”.
Po ashtu G7 vendosi përsëri theksin te fakti që Irani nuk duhet të prodhojë armë bërthamore dhe duhet të ndalojë zhvillimin e raketave balistike.
