Jeta e Kristin Cabot ndryshoi brenda pak sekondash gjatë një nate që dukej e zakonshme. Një “kisscam” e kapë atë duke përqafuar shefin e saj në koncertin e Coldplay, dhe momenti u bë viral në mbarë botën.
Muaj pas incidentit, Cabot vendosi të flasë publikisht për herë të parë , dhe, siç pohon ajo, për herë të vetme. Në një intervistë për podkastin e Oprah Winfrey, ajo kërkon të mbyllë një kapitull të shënuar nga dhimbja personale dhe ekspozimi mediatik. Gjatë bisedës, Cabot ndan detaje të reja të asaj nate dhe kritikon platformat dixhitale për mënyrën se si “përfitojnë nga dhimbja” kur momentet virale shpërthejnë online.
Videoja, e regjistruar në stadium para mijëra njerëzve, u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale dhe arriti mbi 300,000 miliardë shikime. Në të, Cabot shfaqet pranë drejtorit ekzekutiv të Astronomer, Andy Byron, në një situatë që nxiti spekulime të shumta. Kur ata kuptuan se ishin duke u shfaqur në ekranin e madh, Byron u largua shpejt, ndërsa Cabot u kthye duke shmangur kamerën.
Vokalisti i Coldplay, Chris Martin, reagoi me shaka: “Uau, shihini këta të dy! Ose kanë një aferë ose janë thjesht shumë të turpshëm.” Ky koment, megjithatë, nuk pasqyronte situatën reale.
Sipas Cabot, ajo ishte tashmë e ndarë nga bashkëshorti i saj gjatë koncertit, dhe ish-partneri i saj ishte gjithashtu aty. Ajo rrëfen:
“Po hyja në koncert kur vajza ime më dërgoi një mesazh: ‘Sa mirë që ti dhe Andrew jeni në Coldplay!’ Pastaj më njoftoi që edhe ish-i im ishte aty. Mendova: ‘A do të ishte e sikletshme të takoja Andyn?’ Por më pas mendova: ‘Jam në stadiumin Gillette. Ka 55,000 njerëz këtu. Ndoshta nuk do ta takoja.’”
Cabot thekson se marrëdhënia e saj me Byron ishte e njohur në rrethin e saj të ngushtë dhe nuk kishte ndonjë konflikt:
“Ai [ish-i im] e di sa ngushtë kemi punuar së bashku unë dhe Andy. Nuk kishte problem.”
Përkundër kësaj, reagimi global ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Mediat sociale e kthyen Cabot në shënjestër të kritikave, memeve dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje, duke shkaktuar një rrëzim të jetës së saj personale dhe profesionale. Presioni ishte i tillë sa ajo dha dorëheqjen nga pozicioni i saj si drejtoreshë e burimeve njerëzore në Astronomer.
Pas skandalit, Cabot nisi procedurat e divorcit dhe u përpoq të rindërtonte jetën larg syrit të publikut. Ajo pohoi më parë për The New York Times se edhe Byron po kalonte një ndarje, por ai nuk ka bërë kurrë deklarata publike.
Tani, Cabot shpreson që kjo intervistë të japë një pasqyrim të qartë mbi koston njerëzore të viralitetit dhe të mbyllë një nga episodet më personale dhe virale të kohëve të fundit.
