Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo është një arritje e rëndësishme për Kosovën, ndërsa theksoi mbështetjen e Partisë Demokratike për këtë zhvillim.
Ai shtoi gjithashtu se vendimi përbën një goditje për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vučić, duke i akuzuar për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës.
Reagimi i Berishës:
Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.
Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!
