Këtë të martë, pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar pasi është konstatuar pranë tyre një nivel i lartë i aflatoksinës B1.
Sipas raportimeve, katër nga ngarkesat vijnë nga Serbia dhe një nga Greqia, dhe janë identifikuar nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës.
Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.
Sipas njoftimit të AKU, janë informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.
