Moti i keq godet Italinë, breshëri mbulon aeroportin e Romës ndërsa anulohen fluturimet

Italia është goditur nga një stuhi e forte e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bershër. Si pasojë e kësaj, mijëra pasagjerë përjetuan momente të vështira në aeroportin e tij Romë, në Aeroporti Fiumicino.

Sipas dëshmive, rënia e madhe dhe intensive e breshërit mbuloi pistën e aeroportit, duke shkaktuar kështu shumë vonesa dhe anulime fluturimesh.

Mediat shkruajnë se një stuhi e fortë goditi zonën më të gjerë të Romës, me shi të rrëmbyeshëm dhe të papritur. Stuhia preku disa lagje të kryeqytetit, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje serioze të trafikut.

Sipas mediave, autoritetet meteorologjike kishin parashikuar motin e keq dhe kishin lëshuar alarm për përmbytje dhe kishin këshillur qytetarët për kujdës të shtuar.


Shtuar 12.03.2026 19:27