Pasi arriti vetëm fitore në fazën e grupit, Arsenali barazoi ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve për këtë sezon në minutën e 90-të me penalltinë e Havertz. Megjithatë, penalltia e dhënë për Topçinjtë i zemëroi tifozët në rrjetet sociale.
Madueke, një zëvendësues, u rrëzua në zonën e penalltisë pas një ndërhyrjeje nga Tillman, por duke u nisur dhe nga pamjet filmike, rrëshqitja e lojtarit të Leverkusenit nuk e goditi topin ose këmbën e anglezit.
Megjithatë, në vrullin e tij, ai e goditi lojtarin dhe u rrëzua, duke e ekzagjeruar situatën. Gjyqtari turk Meler i fryu bilbilit dhe VAR nuk ndërhyri, duke shkaktuar zemërim të tifozëve në internet.
