Një raketë e re balistike e lëshuar nga Irani, hyri në hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor.
Lajmin e konfirmoi sot (9 mars) Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë.
Ajo tha gjithashtu, se mbeturinat nga raketa ranë në fusha në Gaziantep, duke shtuar se nuk kishte raportime për lëndime.
“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Pjesë të municionit ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep. Nuk pati vdekje ose lëndime nga incidenti”, thuhet në deklaratë.
Dhe më tej theksohet se do të merreshin masa dhe do të kishte një kundërpërgjigje ndaj çdo kërcënimi të territorit:
“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne theksojmë edhe një herë se çdo masë e nevojshme do të merret me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar kundër territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Ne kujtojmë se pajtueshmëria me paralajmërimet e Turqisë për këtë çështje është në interes të të gjithëve”.
