Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, ndodhi 12 km në lindje të Leptokarisë, Thesproti të Greqisë.
Lëkundjet u ndjenë në orën 05:32 me orën lokale greke.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është 12.9 kilometra. Katër minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.7 ndodhi në të njëjtën zonë, të vendosur rreth 20 km nga Janina, pranë kufirit me Shqipërinë.
Lëkundja u ndje veçanërisht në Ishujt Jonian dhe Thesali, por dhe në jug të Shqipërisë.
Në deklaratat për ERT, Profesor Efthymios Lekkas tha se të dhënat e para tregojnë se është një tërmet mjaft i fortë në një thellësi relativisht të cekët.
Zona ka një histori, shtoi ai, duke vënë në dukje se tërmetet e kësaj magnitude nuk japin paralajmërim. Nga ana e tij, nënkryetari i bashkisë së Mbrojtjes Civile në Janinë, tha se nuk ka asnjë pamje të dëmeve.
Në qytetin e Janinës, shumë njerëz dolën në rrugë, ndërsa pati edhe një ndërprerje të energjisë elektrike që u rivendos shpejt në qytet, megjithëse në zonat jashtë tij zgjati më shumë.
