Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke, njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, përpara se të shkonte drejt Turqisë.
Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke.
Sipas të njëjtave burime, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay, u identifikua si një municion i mbrojtjes ajrore që interceptoi kërcënimin në ajër.
Nuk pati viktima ose të plagosur në incident.

