Pasditen e sotme, një 49-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal të Shkodrës është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, por fatkeqësisht humbi jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
