Vrau 48-vjeçarin në Kavajë, zbardhet dëshmia e autorit

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 48-vjeçarit në Kavajë, ngjarje e regjistruar një ditë më parë.

Landi (Puja) Deraji, ka treguar para oficerëve se e ka qëlluar me thikë në zemër Skerdilajd Isufin, pasi ky i fundit e ka ofenduar.

Sipas Pujës, konflikt ka nisur për një vend parkimi dhe se situata doli jashtë kontrollit pikërisht kur Skerdilajd Isufi e ka ofenduar.

“Erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. Dola dhe i kërkova ta lëvizte makinën, pasi nuk mund të kaloja dot për t’u futur në shtëpi. Nuk dua ta lëviz makinën, më tha, po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?!

Këtu filloi gjithçka. Kush je ti, kush jam unë?! Pastaj nisi të shante para familjes time. Nuk durova dot, shkova brenda në shtëpi dhe mora thikën. Kur më pa me thikë në dorë, më sulmoi.

Në këtë moment unë e qëllova dy herë në pjesën e gjoksit. E pashë që ra në tokë. Aty më kapi paniku dhe u largova. Sigurisht që në momentin e parë u pendova, por hataja ishte bërë. Nga frika u fsheha deri në momentin që më gjetën. Më vjen shumë keq, nuk doja që të përfundonte kështu, por mu errësuan sytë dhe nuk e kontrollova dot veten”, është shprehur Landi Puja.


Shtuar 22.02.2026 13:14

Tags: ,