Moti i keq në vend/ Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla deri ditën e nesërme

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës deri mëngjesin e ditës së nesërme. Ky ndalim ka ardhur për shkak të motit të keq. Përmes një njoftimi, Kapiteneria bën me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Kapiteneria kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 17–18.02.2026, duke filluar nga ora 10:00 e datës 17.02.2026, në drejtimin VERI–VERIPERËNDIM me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 2.50 metra, kërkojmë:

1. Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 e datës 17.02.2026 deri në orën 06:00 të datës 18.02.2026.

2. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 18.02.2026.


Shtuar 17.02.2026 21:20