E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

James Van Der Beek, aktori i njohur për rolin ikonë të Dawson Leery në serialin kult për adoleshentë Dawson’s Creek, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrëve.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Kimberly përmes një postimi në “Instagram”.

Van Der Beek ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve, një luftë që e bëri publike që nga nëntori i vitit të kaluar, kur aktori e bëri diagnozën publike duke thënë se ishte duke iu nënshtruar trajtimit me mbështetjen e familjes së tij.

Pavarësisht sëmundjes, ai vazhdoi të punonte dhe u shfaq së fundmi në një episod të Walker.

Një vit pasi bëri publik diagnozën, Van Der Beek, nxori në ankand disa nga kujtimet e karrierës së tij për të ndihmuar në mbulimin e kostove të trajtimit.

Kasti i Dawson’s Creek gjithashtu organizoi një aktivitet bamirësie për Shoqatën e Kancerit F në New York, ku në minutën e fundit ai nuk mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore.

Lindur më 8 mars 1977 në Cheshire, Van Der Beek debutoi në ekran në vitin 1993 dhe e arriti famën e tij të madhe me Dawson’s Creek, që u transmetua nga viti 1998 deri më 2003.

Në karrierën e tij, ai luajti në filma e seriale të tjera dhe u shfaq edhe në teatro, përfshirë debutimin e tij në Broadway.

 


Shtuar 12.02.2026 09:48