Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” starton më 30 tetor të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të këtij spektakli.
Interesi për edicionin e ri ka qenë i madh që nga paralajmërimet e para, ndërsa fansat kanë pritur me padurim të mësojnë se kur do të hapen dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Të lidhura
None found
Një nga pyetjet që ka ngjallur më shumë kureshtje në rrjetet sociale është se cilët do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e këtij edicioni të pestë. Deri në zbulimin e emrave, publiku vazhdon të spekulojë rreth personazheve që mund të garojnë këtë sezon.





