Ministri Gogu reagon pas protestave në Tiranë: Goditja e institucioneve nuk sjell zgjidhje, dialogu është rruga e duhur

Në një moment tensioni politik të shoqëruar me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka përcjellë një mesazh kundër dhunës dhe në mbështetje të dialogut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai nënvizon se institucionet mund të kritikohen dhe të mbajnë përgjegjësi, por jo të goditen fizikisht. “Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog!”, shkruan Gogu, duke theksuar rëndësinë e komunikimit si mënyrë për të trajtuar pakënaqësitë dhe për të gjetur zgjidhje.

Të lidhura

None found

Sipas tij, dhuna nuk është rruga për të sjellë ndryshim, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimet, të kritikojnë institucionet dhe t’u kërkojnë llogari përfaqësuesve të tyre.

Ministri ka shpërndarë gjithashtu një video të Leopoldo Lelo de Larrea, kryetar i programit në Kongresin e Avokatisë dhe Ligjit në Botë, i cili shprehet se i ka ndjekur nga afër protestat në Tiranë dhe shton se dialogu është rruga e duhur për të mos vazhduar më tej me dhunën.


Shtuar më 23.10.2026 18:17