Kthesë e papritur për Botërorin e ardhshëm, presidenti i Spanjës konfirmon finalen

Botërori i ardhshëm i vitit 2030, që tani është kthyer në temë diskutimi. Kjo pasi do të pritet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa mbetet për t’u vendosur zyrtarisht se cili prej shteteve do të marrë ekskluzivitetin e ndeshjes finale.

Fillimisht u mendua se do të jetë Maroku, megjithatë së fundmi erdhi një kthesë e papritur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Rafael Luzan, u shpreh se do të jetë vendi i tij që do e presë ndeshjen më të rëndësishme.

“Botërori do të jetë në Spanjë dhe finalja do të luhet këtu” u shpreh presidenti Luzan për “AS”. Mbetet për t’u vendosur stadiumi, që me shumë gjasa do të jetë “Santiago Bernabeu” i Madridit.


Shtuar 27.01.2026 13:10