Tregtarët e Vlorës njoftohen 3 ditë para për largimin nga tregu, protestë përpara bashkisë: Kryebashkiakja thotë nuk kemi prona, ne ku të shkojmë?

Tregtarët industrialë në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetaren e Bashkisë Brunilda Mersini.

Ky takim që zgjati rreth 1 orë, u zhvillua pas një protestë të organizuar nga tregtarët përpara bashkisë, pasi këtyre të fundit u është komunikuar se duhet të largohen brenda 3 ditësh nga zona ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti të ri që do të aplikohet në atë mjedis.

Tregtarët janë shprehur të zemëruar pasi janë lajmëruar papritur dhe u është një afat kohor tepër i shkurtër. Nga takimi me kryebashkiaken Mersini nuk është arritur dakordësi pasi alternativat q u janë dhënë nuk janë të përshtatshme për tregtarët dhe zonat që tregtarët kanë kërkuar zhvendosje, nuk janë pronë e bashkisë.

Për mediat tregtarët shprehen të shqetësuar për mallin e tyre stok dhe vijimin e punës, pasi është e vetmja veprimtari me të cilën nxjerrin të ardhura për familjen.


Shtuar 26.01.2026 20:46