Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjete sociale, pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë, ka reaguar edhe kryedemokrati, Sali Berisha.
Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00 te kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës, pas skandaleve dhe aferave që përfshinë këtë të fundit.

