Ditën e sotme 24 Janar 2026, Partia Demokratike, do të dalë sërish në protestë në Tiranë, në një tubim që pritet të nisë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.
Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha, kjo protestë parashikohet të jetë më e madhja dhe vendimtarja, që do të bëjë bashkë qytetarët.
Ndërkohë Policia e Tiranës, ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës. Sot duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Berisha me të rinjtë e FRPD një ditë para protestës:
“Diktaturat autoritare kohërat provuan se antidoti është gjenerata juaj gjenerata Z. E përmbysën në Bangladesh, e përmbysi në Nepal regjimin, e përmbysi në Sri Lanka, që po i dridh themelet autokratit të Beogradit Vuçiç. Në nderin e tyre studentëve.
Sot Shqipëria ka një opozitë që qëndron e vendosur në idealet e saj gjer në përmbysjen e kësaj diktature. Kjo betejë zhvillohet në dy rrethana, kushte të favorshme. Së pari, demaskimi që i bëmë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky grabit zgjedhje. Ky për shqiptarët është autori i një farse elektorale.
Na jep të drejtën që çdo sekondë të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë. Ky duhet të ikë një minutë e më parë.
Kurrë ndonjë herë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, në vjedhjen e mld të qytetarëve dhe përdor pushtetin për të mbrojtur. Është shkaku për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj. Shpresa më e madhe jeni ju gjenerata juaj”./vizionplus

